4.7 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar

Duhet ti lexosh

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot është hedhur shorti për përcaktimin e numrave rendorë në fletëvotim për zgjedhjet e përsëritura lokale që do të mbahen më 11 janar në Komunën e Gostivarit. Sipas shortit, kandidati i koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, do të garojë me numrin 1 në fletëvotim, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, do të jetë i renditur me numrin 3.

“Sot më ra numri 3 si kandidat në garën për Kryetar Komune! Epo si thonë: E treta e vërteta. Votoni nr 3 e të gjithë bashkë të ndërtojmë Gostivarin!”, shkruan Limani.

“Numri 1 për Ne. Sot u hodh shorti në KSHZ për numrat rendorë në listat e votimit për zgjedhjet e 11 Janarit. Na ra numri 1. Jo rastësisht. Sepse numri 1 është shpresë, është besim, është fitore. Numri 1 për të gjithë ata që nuk u dorëzuan kurrë për Gostivarin. Numri 1 për ata që besojnë se qyteti ynë meriton më shumë, më mirë dhe më drejt. Me mbështetjen tuaj dhe me zemër të pastër, 11 Janari do të jetë dita kur Gostivari feston. I juaji”, shkruan Nevzat Bejta.

Zgjedhjet e 11 janarit zhvillohen pas vendimit për përsëritjen e procesit zgjedhor në Gostivar, ndërsa fushata pritet të vijojë sipas afateve të përcaktuara nga KSHZ./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme