1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zëri i Mërgatës në Zhvillimin Ekonomik të Zvicrës

Duhet ti lexosh

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Zürich, 01 korrik 2025 – Mërgata jonë po dëshmon çdo ditë se suksesi dhe përfaqësimi i denjë nuk njohin kufij. Shqiptarët në Zvicër janë jo vetëm pjesë aktive e jetës ekonomike dhe institucionale, por edhe shembuj frymëzues për brezat që po rriten mes dy kulturave. Ky realitet u pasqyrua edhe sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u zhvillua një takim i veçantë me dy zonja të suksesshme shqiptare që po kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin rajonal të kantonit të Cyrihut.

Konsullata pati kënaqësinë të mirëpresë:

  • Znj. Halime Memishi Fetishi – Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese dhe Drejtoreshë e Eventeve dhe Sponsorizimeve në FRZ – Flughafenregion Zürich, dhe
  • Znj. Besa Saramati – Leitern Finanzen & HR në FRZ – Flughafenregion Zürich.

Të dyja janë figura kyçe në organizatën ekonomike rajonale FRZ – Flughafenregion Zürich, një rrjet i fuqishëm që bashkon rreth 800 kompani, si dhe një numër komunash dhe organizatash të tjera në kantonin e Cyrihut.

Përmes angazhimit të tyre profesional, zonjat Memishi Fetishi dhe Saramati kontribuojnë në:

  • forcimin e zhvillimit ekonomik të rajonit,
  • promovimin e rrjetëzimit ndërinstitucional, dhe
  • krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

Z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor në Cyrih, këtë takim e përshkroi me këto fjalë të plota:

“Sukseset e mërgatës | Sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, kishim kënaqësinë të mirëpresim dy personalitete të rëndësishme shqiptare, të suksesshme në jetën institucionale dhe ekonomike të Zvicrës.

Ky takim është një dëshmi e gjallë e rolit të rëndësishëm që mërgata shqiptare luan në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke dëshmuar se puna me përkushtim dhe vlerat profesionale sjellin gjithmonë rezultate të mëdha.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit