3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zëri i Luginës së Preshevës që kërkon drejtësi: “Frymojmë me Kosovën dhe Shqipërinë”

Duhet ti lexosh

/ Nga redaksia | 3 qershor 2025 /

Në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike në Ballkan janë më të ndjeshme se kurrë, zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk guxon të mbetet në heshtje. Zëri i një njeriu me përvojë, mendim dhe mision të qartë – Dashnim Hebibi, doktor i shkencave politike, gazetar e poet me mbi tri dekada përvojë në media, publicistikë dhe diplomaci të paqes.

Në një postim të ndjerë dhe të fuqishëm në profilin e tij në Facebook, Hebibi ka shprehur thellësinë e lidhjes shpirtërore e historike që shqiptarët e Luginës kanë me Kosovën dhe Shqipërinë – një lidhje që nuk është vetëm gjeografike, por gjak, kujtesë dhe kulturë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë i kemi pasur sytë kah Kosova dhe Shqipëria. Ne frymojmë me to – me gjakun, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët. Sa më shumë që të ketë Kosovë dhe Shqipëri në Luginën e Preshevës, aq më shumë do të mund t’i mbrojmë dhe t’i forcojmë shtyllat e kombëtarizmit, identitetit dhe traditave tona në këtë trevë.”

Por mesazhi i tij nuk ndalet vetëm në nivelin emocional. Ai përçon një thirrje të qartë për përfshirje aktive politike, ekonomike dhe kulturore, duke theksuar se shqiptarët e Luginës nuk mund të mbesin spektatorë në zhvillimet që përcaktojnë të ardhmen e rajonit:

“Në një kohë kur kazani diplomatik po zie në Evropën Juglindore, është jetike që zëri i shqiptarëve të Luginës të mos mbetet në heshtje. Ne duhet të jemi pjesë e proceseve politike, ekonomike dhe kulturore që përcaktojnë të ardhmen e rajonit. Pa përfshirjen tonë, çdo tryezë mbetet e mangët dhe çdo zgjidhje e cunguar.”

Dashnim Hebibi, që jeton dhe vepron në Zvicër, është një zë i njohur për qasjen e tij të guximshme në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare dhe një ambasador i paqes i angazhuar ndërkombëtarisht për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Mesazhi i tij nuk është thjesht një status në rrjetet sociale – është një kërkesë për drejtësi, përkujdesje dhe bashkërendim kombëtar, në një kohë kur heshtja mund të kushtojë shumë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit