1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Zëri i Gruas Shqiptare në Botë: Ambasada e Shqipërisë në Bernë Mbështet Iniciativën e PhD. Dashnim Hebibi

Duhet ti lexosh

Në promovimin mbresëlënës të veprës në dy vëllime “Gratë frymëzuese të Diasporës Shqiptare”, organizuar nga autori dhe veprimtari i mirënjohur PhD. Dashnim Hebibi, nga Ambasada e RSH-së në Bernë morën pjesë, znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë.

Në emër të Ambasadës, znj. Zguro mbajti një fjalë përshëndetëse duke vlerësuar kontributin e grave shqiptare në diasporë si bartëse të identitetit, kulturës dhe vlerave tona kombëtare. Ajo theksoi rëndësinë e këtij botimi që jo vetëm dokumenton por edhe nderon figurën e gruas shqiptare në Diasporë, përmes një qasjeje të ndjeshme dhe të thellë njerëzore.

Promovimi, i mbajtur në qytetin e Winterthurit, mblodhi bashkë diplomatë, intelektualë, figura të njohura nga arsimi, kultura dhe mërgata, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Përgëzojmë z. Hebibi për këtë iniciativë të çmuar dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të sjellë në vëmendje historitë e pathëna të suksesit, sakrificës dhe krenarisë shqiptare në mërgatë.

Një falënderim të veçantë për të gjitha gratë që janë burim frymëzimi dhe forcë e pashtershme e komuniteteve tona jashtë atdheut.

#DiasporaShqiptare#GratëFrymëzuese#KulturaShqiptare#AmbasadaShqipërisë#Winterthur2025#DashnimHebibi

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit