POSTIMET E FUNDIT

Zelensky: Bisedimet në Gjenevë, pjesë e përgatitjeve për një takim trepalësh me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se bisedimet mes Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohen të enjten në Gjeneva, janë pjesë e përgatitjeve për një takim trepalësh me Rusinë.

Sipas Zelenskyyt, takimi i së enjtes do të shërbejë si hap paraprak për një tryezë të përbashkët me Rusinë, e cila, sipas tij, pritet të mbahet në fillim të marsit.

Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu çështja e shkëmbimit të të burgosurve të luftës dhe një “paketë prosperiteti” për rindërtimin e Ukrainës.

I dërguari amerikan Steve Witkoff konfirmoi më herët gjatë javës zhvillimin e bisedimeve, duke theksuar se qëllimi i tyre është të “eksplorojnë variante të ndryshme se si mund të arrihet një marrëveshje paqeje”, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB