-0.7 C
Zurich
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Zbulim premtues, një ilaç i ri mund të ndalojë Alzheimerin para shfaqjes së simptomave

Duhet ti lexosh

Një ilaç i ri eksperimental, i quajtur NU-9, ka treguar se mund të neutralizojë vatrat e para toksike në tru që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit, duke vepruar përpara shfaqjes së simptomave. Ilaçi synon të përdoret me të njëjtën logjikë si statinat, të cilat merren për të ulur kolesterolin dhe për të parandaluar infarktin.

Sipas studimit, NU-9 ka rezultuar efektiv në testimet e kryera te minjtë, çka hap rrugën për faza të mëtejshme eksperimentimi edhe te njerëzit. Kërkimi është realizuar nga një ekip shkencëtarësh i Universitetit Northwestern.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Alzheimer’s & Dementia, duke shtuar shpresat për zhvillimin e trajtimeve parandaluese kundër sëmundjes së Alzheimerit./LaRepublicca, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme