4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Xherdan Shaqiri është i habitur me referimin dhe për golin që u anulua

Duhet ti lexosh

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është jashtëzakonisht i mërzitur me barazimin me rezultat 1:1 në konak të St. Gallenit, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran.

Shaqiri është i habitur me referimin dhe për golin që u anulua në minutën e 72-të, për shkak të nj[ë faullit..

 “Është e pabesueshme se çfarë vendimi mori arbitri. Goli patjetër duhet të ishte. Dje pamë një vendim të gabuar e të madh te ndeshja e Luzernit ndaj Luganos, kur penalltia u dha jashtë kuadratit. Duhet të mendojmë nëse kemi vërtet gjyqtarët më të mirë. Duhet të zhvillohemi më tej.

Thjesht po ndodhin shumë vendime të gabuara, edhe pse ne kemi VAR. Ishte e qartë se Traore e preku topin i pari. Ai rrëshqiti brenda, por duket qartë se kundërshtari ishte shumë vonë. Është krejtësisht normale që ai të godasë kundërshtarin.Një vendim i qartë e i gabuar për mua”, shprehet Shaqiri, transmeton mediumi zviceran “Blick”. / K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit