1.8 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Xhamia Shqiptare në Regensdorf Organizoi Manifestim Madhështor për Festën e Flamurit

Duhet ti lexosh

Përgatiti: Dashnim HEBIBI

Regensdorf, 30 nëntor 2025 – Xhamia shqiptare në Regensdorf prej vitesh njihet për kontributin e saj të vazhdueshëm fetar, kombëtar dhe humanitar. Nën drejtimin e kryesisë dhe imamit të përkushtuar, kjo vatër e komunitetit shqiptar në Zvicër ka organizuar një sërë aktivitetesh me vlerë, duke u bërë urë lidhëse mes bashkatdhetarëve dhe traditave shqiptare. Një prej traditave tashmë të konsoliduara është edhe shënimi i përvitshëm i Festës së Flamurit, që më 28 Nëntor bashkon zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit u mbajt një manifestim i veçantë, i cili u organizua dje, të dielën me datë 30 nëntor, duke mbledhur një numër të madh bashkatdhetarësh dhe mysafirësh të nderuar. Salla ishte e përmbushur përplot, duke krijuar një atmosferë madhështore, ku ngjyrat kuq e zi dominuan hapësirën dhe zemrat e pjesëmarrësve.

Imami i xhamisë, Mr.sc.Ferit Zeqiri është i njohur për komunitetin tonë edhe për ligjëratat e tij të fuqishme të mira për shoqërinë dhe marrin pjesë për çdo të premte hiq më pak se mbi një mijë bashkatdhetarë. Ai është shumë i dashur dhe i sjellshëm dhe e ka bërë xhaminë vatër të madhe të shqiptarisë ku janë bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare.

Falë përkushtimit të xhamisë dhe vullnetarëve të saj, Regensdorfi shkëlqeu sërish për Festën e Flamurit. Manifestimi u realizua në mënyrë të shkëlqyer, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të xhamisë në ruajtjen e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.

Në mesin e të pranishmëve ishin mysafirë të shumtë, mes tyre figura të rëndësishme nga trojet shqiptare. Një falënderim i veçantë u shkon të gjithë atyre që kontribuuan në këtë ngjarje, përfshirë kryesinë e xhamisë, imamin, moderatorin dhe të gjithë vëllezërit e motrat që ndihmuan në organizim.

Në mënyrë të veçantë u falënderuan të pranishmit specialë: prof. Redi Shehu nga Shqipëria; Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri; Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës, z. Vigan Berisha; anëtari i kryesisë së KMSHZ-së, Dr. Bashkim Aliu; z. Florim Useini; përfaqësues të Odës Kërçovare; si dhe Ansambli “Vatra” nga Bülach.

Atmosferën e ngjyrosën edhe interpretimet artistike të Isra Elmazit, Jehona Abazit, Jakupi Blumen, si dhe paraqitjet e nxënësve të mektebit të xhamisë: Esma Osmani, Rejan Bekiri, Alba Arifi, Anika Murtezani, Klea Ademi dhe Rejhan Ferati, të cilët me emocion e krenari sollën për publikun pjesë artistike dhe patriotike.

Mirënjohje u shpreh edhe për TV Festa – Kumanovë për përcjelljen mediatike të aktivitetit, si dhe për të gjithë vullnetarët që mundësuan mbarëvajtjen e manifestimit. Një mirënjohje iu nda edhe Dr.sc.Dashnim Hebibi.

Ky organizim i mrekullueshëm ishte një dëshmi e fuqisë së komunitetit shqiptar në diasporë, i cili, edhe pse larg atdheut, vazhdon të ruajë me përkushtim traditat kombëtare dhe të festojë me krenari datat më të rëndësishme historike, transmeton helveticALforum.ch

Urime Festa e Flamurit të gjithë shqiptarëve, kudo që janë!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme