1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Xhamia në Wil zgjedh Kryesinë e re për mandatin 2026–2028

Duhet ti lexosh

Më 30 nëntor 2025, pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë Wil u zhvillua procesi zgjedhor për përbërjen e Kryesisë së re për mandatin 2026–2028. Zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë të qetë, korrekte dhe plot transparencë, duke pasqyruar unitetin dhe vullnetin e fortë të komunitetit musliman në këtë xhami.

*Kryesia e re e zgjedhur përbëhet nga:

  1. Milaim Morina – kryetar
  2. Osmon Rrudhani – sekretar
  3. Enes Ajdari – arkatar
  4. Tesfir Lutviu – anëtar
  5. Nebi Sherifi – anëtar
  6. Alit Jakupi – anëtar
  7. Fitim Ibrahimi – anëtar
  8. Shpend Imeri – anëtar
  9. Feti Bajrami – anëtar*

Komuniteti i Xhamisë Wil shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Kryesinë në largim, e cila gjatë mandatit të saj dha kontribut të çmuar me përkushtim të vazhdueshëm dhe punë të palodhur në shërbim të xhematit.

Me zgjedhjen e Kryesisë së re, xhemati i Xhamisë Wil uroi suksese dhe harmoni në udhëheqje, duke lutur që Zoti t’ua lehtësojë përgjegjësitë dhe t’ua shpërblejë angazhimin në dobi të komunitetit.

Xhamia Wil falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për besimin dhe mbështetjen e treguar gjatë këtij procesi të rëndësishëm, transmeton helveticALforum.ch (Foto Xhamia në Wil)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme