5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

William Walker, ka promovuar librin për masakrën e Reçakut

EKSKLUZIVE

Një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut, në Prishtinë, ish-ambasadori i OSBES-së, William Walker, ka promovuar librin që flet pikërisht për këtë masakër. Vetë autori tha se ky libër mbetet një dëshmi se çfarë bëri Serbia mbi civilët e pafajshëm në Reçak gjatë vitit 1999.

Masakra e Reçakut ishte e tmerrshme dhe ky libër ka për qëllim prezantimin para botës për mizoritë dhe masakrat serbe të cilat ndodhën në vitin 1998/99. Një nga dëshmitarët e kësaj masakre tha se nëpërmjet këtij libri do të dëshmohet më fort krimi makabër që u bë në në Reçak.

“Më kujtohet mirë ajo ditë sikurse sot kur ambasadori Wallker arriti në Reçak konkretisht në Kodrën e Bebushit, pasi pa tmerrin ambasadori u ndal për një çast dhe tha kurrë në jetën time kështu nuk kam pa. E njoftoi botën nga vendi se çka po ndodh në Kosovë konkretisht në fshatin Reçak”, tha Agron Mehmeti dëshmitar në Hagë

- Reklama -

Vetë autori tha se ky libër mbetet një dëshmi se çfarë bëri Serbia mbi civilët e pafajshëm në Reçak gjatë vitit 1999.

“I prija misionit me 1200 vëzhgues nga vendet demokratike të botës, për synim kishim vëzhgimin e gjithë asaj çka po ndodhte dhe të tregojmë të vërtetën pa anime. Por ajo që e pamë ishte e pa shembull dhe s’kishte si të mos t’i tregoje botës për krimin që po ndodhte. Të jeni krenar me të gjitha të arriturat. Republika e Kosovës nuk është kërcënim për askënd në shoqëritë demokratike, ndërsa i vetmi kërcënim është qeveria në Beograd me fytyra të reja dhe  njëmendësi të Millosheviqit. Kosova është diamant për të cilin keni kontribuar dhe të jeni krenare për kontributin tuaj qe e keni bërë dhe po e bëni”, tha Walker. Walker tha se nëpërmjet këtij libri do ti tregohet botës mbi masakrën që bënë serbët mbi shqiptarët. /Zenel Hajrizi/rtk

 

- Advertisement -

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme