1.7 C
Zurich
Thursday, January 8, 2026
spot_img
spot_img

Votat e mërgatës e çojnë VV-në mbi 51%, por pa ndryshime të mëdha në mandate

Duhet ti lexosh

Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, duke e ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit të shkojë në mbi 51% të votës së përgjithshme. Por, te mandatet nuk ka ndryshime të mëdha. Te kategoria e votave me postë, VV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, ndërsa LDK-ja mori 10% e PDK-ja 9%. Ky grumbull i votave e ndryshoi rezultatin në favor të VV-së, por pa i dhënë një mandat më shumë.

Me rezultatin aktual, që ende s’është certifikuar nga KQZ-ja, VV do të ketë 57 ulëse në Kuvend. PDK-ja është e dyta me 20.24% ose 22 deputetë, LDK-ja e treta me 13.26% me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 5.5% dhe 6 ulëse. Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të ketë 9 mandate më shumë, PDK-ja 2 më pak, LDK-ja i humb 5 sosh, ndërsa AAK-ja e merr një më shumë. Nisma e cila kishte 3 deputetë, më nuk do të jetë në Kuvend./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme