Procesi i integrimit evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe një angazhim i qartë politik i VLEN. Në këtë frymë, sot u zhvillua takimi ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë, z. Bekim Sali, dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku u riafirmua përkushtimi i plotë institucional ndaj agjendës evropiane.
Gjatë takimit u theksua se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimit evropian janë kyçe për forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të tyre. VLEN vlerëson lart partneritetin me BE-në dhe mbështet çdo hap konkret që e afron vendin drejt standardeve evropiane, sundimit të ligjit dhe konsolidimit demokratik. Rruga evropiane mbetet e vetmja alternativë strategjike dhe VLEN do të vazhdojë të jetë e përkushtuar fuqishëm në realizimin e saj, transmeton opentv.




