POSTIMET E FUNDIT

Vjosa Osmani takon Anu Prattipati: Theksohet partneriteti strategjik Kosovë–SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në vend, vizitën e saj në SHBA si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për ftesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, që Kosova të jetë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen dhe garancat e vazhdueshme amerikane për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në iniciativat që forcojnë sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në fokus të bisedës ishin edhe temat e trajtuara gjatë takimit të Presidentes me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku u diskutua avancimi i partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në sigurinë rajonale, diplomacinë, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për garantimin e paqes afatgjatë.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks në nevojën për përmbylljen e proceseve kushtetuese dhe konsolidimin e plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

Duke folur për situatën e sigurisë, Presidentja Osmani vuri në pah përmirësimet e dukshme në veri të vendit, duke iu referuar raporteve të fundit të Policisë së Kosovës për vitin 2025, të cilat tregojnë një situatë më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Ajo theksoi se sundimi i ligjit dhe rendi kushtetues janë parakushte për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim euroatlantik, transmeton Presidenca e Kosovës, përcjell helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB