0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vjen lajmi fantastik për Kombëtaren, trajneri i Everton: Broja do të jetë i gatshëm nesër

Duhet ti lexosh

Ekziston mundësia që Armando Broja të jetë gati për Kombëtaren në kualifikueset e Botërorit. Vetë trajneri i Evertonit, David Mojes, ka njoftuar se sulmuesi kuqezi mund të jetë nesër në stol kundër Uest Hem, teksa ndeshja me Evertonin luhet në kuadër të Premier Ligës.

Mojes zbuloi kështu në konferencë për shtyp, që 23-vjeçari pret minuta pas dy muajve që qëndroi jashtë fushave të blerta.

“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha David Mojes.

Sulmuesi i Kombëtares do të ishte një forcë më tepër për sulmin e Silvinjos, që zbulon nesër të përzgjedhurit për ndeshjet e marsit, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit