Vurusi vdekjeprurës “Nipah” që ka vënë në alarm disa vende aziatike për shkak të një vatre të vogël të shfaqur në Indi, nuk ka rrezik imediat për Shqipërinë. Shefja e kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Prof.Silva Bino sqaron se vurusi nuk përhpet në rrugë ajrore por përmes kontakteve të ngushta mes njerzve dhe nga ushqimet e kafshët e infektuara. Bino tregon shenjat dhe këshillon udhëtarët drejt këtyre vendeve të marrin informacion.
Një virus pa vaksinë, pa trajtim specific që monitorohet nga OBSH dhe potencialisht vdekjeprurës .
Quhet “Nipah” dhe është shfaqur në Indi me dy persona të infektuar në Bengalin perendimor dhe 200 të karantimuar.
Alarmi ka bërë që disa vende aziatike të forcojnë masat e kontrollit në aeroporte por përaphja e tij mbetet minimael. Shefja e sëmundjeve infektive Silva Bino thotë se vendi ynë nuk paraqet rrezik imediat për këtë lloj virusi.
“Rreziku i futjes dhe përhapjes së këtij virusi në vendin tonë është tepër minimal. Janë minimale sepse qarkullimi i tij në Bengalin Perëndimor është i pakët. Numri i udhëtarëve që shkojnë në këtë vend është minimal. Ekosistemi ynë, ai europian, nuk përbën rrezik për transmetimin e këtij virusi. Transmetimi i këtij virusi vjen nga lakuriqët e natës, kafshët shtëpiake dhe jo vetëm, ushqimet si dhe nga kontaktet e ngushta mes njerëzve.”
Transmetimi I këtij virusi vjen nga lakuriqët e natës, kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, ushqimeve si dhe nga kontaktet e ngushta mes njerzve.
“Transmetimi nga njeriu tek njeriu ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe nëpërmjet spërklave. Nuk është një virus që qëndron për një kohë të gjatë në ajër, sikurse është virusi i Fruthit, Covid apo gripi. Është një virus i rrezikshëm sepse shkakton patologji të rënda, ka vdekshmëri të lartë, por është i rrezikshëm sepse transmetohet nëpërmjet disa rrugëve transmetuese.”
Sëmundja që shkakton virusi nuk ka shenja specifike e për rrejdhojë vështirë të diagnstikohet pa teste laboratorike
““Lidhet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulare, dhimbje fyti apo marrje mendsh dhe të vjella. Pastaj kalon në shenjat e tjera respiratore që mund të shkojnë deri në insuficiencë akute respiratore dhe inflamacion të trurit.”
Profesoreshë Bino rrezikshmëria e udhëtareve ndaj këtyre vendeve mbetet tepër e ulët por rekomandon këshillimin përpara se ata të nisen, transmeton rtsh.




