4.3 C
Zurich
Friday, January 9, 2026
spot_img
spot_img

Vigan Berisha, Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës, zhvillon takim strategjik me drejtuesit e Policisë së Cyrihut

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich

Forcimi i Bashkëpunimit Kosovë–Zvicër: Takim i Nivelit të Lartë në Policinë e Cyrihut

Zürich, 08 janar 2026 – Në fillim të këtij viti, shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm institucional në Selinë Qendrore të Policisë së Qytetit të Cyrihut, një ngjarje që dëshmon vazhdimësinë dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Zvicrës.

Siç mëson helveticALforum, z. Berisha është pritur në ambientet zyrtare të Policisë së Cyrihut (Amtshaus I, Bahnhofquai) nga Nënkolonel Daniel Stein, Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Zëvendëskomandant i Parë i Policisë së Qytetit të Cyrihut. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar nivelin e lartë të partneritetit institucional të ndërtuar ndër vite.

Gjatë këtij takimi, shefi i Misionit Konsullor të Kosovës shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë, koordinimin institucional dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Zvicër. Ai theksoi se ky bashkëpunim përbën një bazë të fortë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve përkatëse.

“Sot kisha nderin e veçantë që në Selinë Qendrore të Policisë së Cyrihut të pritem nga Nënkolonel Daniel Stein. Me këtë rast, e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit të kaluar, si dhe diskutuam çështje me interes të përbashkët dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional, në frymën e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet institucioneve tona,” ka theksuar z. Berisha.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e Policisë së Cyrihut vlerësuan lart rolin konstruktiv të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ngushtë në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë–Zvicër në nivel institucional dhe një sinjal i qartë i angazhimit të përbashkët për siguri, stabilitet dhe marrëdhënie të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

( Foto nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme