POSTIMET E FUNDIT

Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih mirëpriti Shqiprim Jimmy Berisha

Sot, me datë 28 Janar, z. Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih e mirëpriti z. Shqiprim Jimmy Berisha. Ai ndër të tjera me z.Berisha bashkëbisedoi për tema të ndryshme të diasporës sonë dhe padyshim edhe për mundësi që mërgata shqiptare të investoj edhe më shumë në Kosovë. Takimi ishte i përzemërt e shumë miqësor. Ja se si e përshkruan këtë takim edhe vetë Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih:

„Kishim kënaqësinë që sot, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, të mirëpresim z. Shqiprim Jimmy Berisha, i cili ka një karrierë si CEO, anëtar i Bordit të Drejtorëve, menaxher dhe drejtor sportiv, ai ka dhënë dhe jep një kontribut në fusha të ndryshme, përfshirë futbollin, shkencën dhe shëndetësinë“. Edhe ky takim edhe takimet e kaluara e dëshmojnë përkushtimin e madh që e ka z.Berisha, që të jetë sa më afër me bashkatdhetarët tanë e duke e kryer punën e tij me profesionalizëm e me modesti.

helveticALforum

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB