2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Vigan Berisha nderohet nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Viti

Duhet ti lexosh

Në Kosovë po qëndron në një vizitë ditore shefi i misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili, ndonëse në një vizitë pune, nuk ka lënë pa realizuar takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme.

Burime të Sam24 kanë mësuar se gjatë kësaj vizite, z. Berisha është nderuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Viti, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Kosovës, si dhe për mbështetjen në ruajtjen e trashëgimisë historike të luftës për liri.

Në lidhje me këtë mirënjohje, konsulli Berisha u shpreh:

“Falënderoj Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Viti, me kryetar Xhevxhet Ademin për këtë mirënjohje të veçantë.

Është nder i madh për mua që, si Konsull i Republikës së Kosovës, të mbështes përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë historike të luftës për liri dhe të kontribuoj në përforcimin e lidhjeve mes mërgatës dhe atdheut.

Sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i shtetit tonë.”

Ky vlerësim vjen si një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e konsullit Berisha, i cili në vazhdimësi ka punuar për të afruar edhe më shumë diasporën shqiptare me institucionet e Kosovës, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që mërgata ka pasur dhe vazhdon të ketë në zhvillimin e vendit.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, z. Berisha ka zhvilluar edhe takime të tjera të rëndësishme.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit