Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli “TROJET” organizon një koncert festiv në Winterthur, ku lahuta, kënga, vallja dhe fjala poetike bashkohen në nderim të lirisë, sakrificës dhe identitetit kombëtar.
Përmes interpretimit të brezave të rinj dhe artistëve të përkushtuar, kjo mbrëmje sjell kujtesën historike dhe dashurinë për atdheun në zemër të mërgatës. Koncerti mbahet më 19:00 në Hotel Zentrum Töss, me hyrje falas për publikun., transmeton helveticALforum.ch.





