0.8 C
Zurich
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Veterani i UÇK-së nga Lugina e Preshevës: Nderimi në Prekaz është betim për lirinë

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Në Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur urimet dhe mesazhet përkujtimore vijnë nga të gjitha anët, nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë është më se i merituar. Në këtë ditë të veçantë, një shembull domethënës përkushtimi dhe respekti u dha nga veterani i UÇK-së dhe i UÇPMB-së, Jeton Arifi, me origjinë nga Presheva.

Arifi, i cili prej vitesh jeton me familjen e tij në Prishtinë dhe për arsye të njohura nuk e ka të drejtën të kthehet në vendlindjen e tij, Preshevë, gjeti mundësinë që pikërisht në këtë ditë të shkojë në Prekaz për të nderuar Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

I veshur me uniformën e veteranit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, Arifi u paraqit me dinjitet në Prekaz, duke përcjellë emocione të forta dhe një mesazh të qartë brezave të rinj. Ai theksoi se kjo uniformë është simbol i lirisë dhe i sakrificës, duke u shprehur krenar që doli “faqebardhë” me të në Prishtinë dhe në Prekaz.

“Shkova në Prekaz sepse kjo është uniformë çlirimtari, uniformë lirie. Kosovën duhet ta duam sinqerisht, jo përmes posteve, por përmes veprave,” u shpreh Arifi, duke bërë thirrje për unitet dhe punë më të madhe për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se qëllimi i tij kryesor ishte edukimi i fëmijëve me traditën e shënimit të datave historike dhe mbjellja e dashurisë për atdheun. Sipas tij, prania me uniformë në hapësira publike ngjall kureshtjen e fëmijëve dhe të rinjve, të cilët më pas pyesin për UÇK-në, luftën dhe mënyrën se si u fitua liria.

“Qëllimi im ishte t’ua mbjell traditën fëmijëve, që t’i shënojmë këto data. Po ashtu, të jap arsye që fëmijët e tjerë, kur na shohin, të interesohen për UÇK-në dhe luftën çlirimtare – të pyesin prindërit e tyre pse ky njeri është i veshur kështu dhe çfarë përfaqëson kjo uniformë,” tha ai.

Jeton Arifi, i betuar në flamurin kombëtar, të cilit i janë betuar edhe figura historike si Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari dhe të gjithë çlirimtarët dhe atdhetarët, shprehu shpresën se një ditë Lugina e Preshevës do të jetë aty ku historikisht i përket – në hartën e Kosovës.

Kujtimi dhe nderimi i dëshmorëve dhe veteranëve nuk duhet të mbeten vetëm pjesë e datave përkujtimore apo e fjalëve ceremoniale.

Ata janë themeli mbi të cilin u ndërtua liria dhe shtetësia e Kosovës. Sakrifica e tyre kërkon respekt të përhershëm, kujtesë kolektive dhe veprim të sinqertë, në mënyrë që brezat e rinj të mos harrojnë kurrë se liria u fitua me gjak, me qëndresë dhe me dashuri të pakushtëzuar për atdheun. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme