14.7 C
Zurich
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Vengu: Shqipëria në qendër të investimeve strategjike të NATO-s, rritet kontributi në KFOR

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të mërkurë, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe drejtorin e Agjencisë për Industrinë e Mbrojtjes, Dorian Tola, bëri të ditura disa zhvillime kyçe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai theksoi se katër javët e fundit kanë qenë “tejet dinamike”, duke përfshirë bashkëpunimin me aleatët, angazhimin në menaxhimin e emergjencave civile dhe përgatitjen për sezonin veror. Një fokus i veçantë u vendos tek politika e rekrutimeve, arsimi ushtarak dhe zhvillimet në industrinë e mbrojtjes.

Vengu njoftoi për dy vendimmarrje të rëndësishme në kuadër të Ministrialit të NATO-s. Së pari, Korridori VIII, pjesë e infrastrukturës kritike të aleancës, e vendos Shqipërinë në qendër të investimeve strategjike të NATO-s dhe BE-së. Ministri nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së këtij korridori dhe rolit të tij në mobilitetin ushtarak dhe ndërlidhjen infrastrukturore, veçanërisht në kontekstin e situatës në Ukrainë.

Rritja e angazhimit në KFOR

Një tjetër prioritet i vendosur ishte rritja e kontributit të Shqipërisë në misionin e KFOR në Kosovë. Për herë të parë, vendi do të ofrojë komponent ajror, duke forcuar praninë dhe përgjegjësinë e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë. Sipas ministrit, vendi po forcon rolin e tij si faktor stabiliteti rajonal dhe partner i besueshëm i aleancës.

Integrimi i industrisë ushtarake dhe rikthimi i atasheve

Vengu theksoi gjithashtu integrimin e industrisë ushtarake shqiptare me zinxhirin ushtarak evropian, për të rritur bashkëpunimin dhe standardizimin me partnerët strategjikë. Ai njoftoi rikthimin e atasheve ushtarakë në disa vende evropiane dhe zgjerimin e pranisë së tyre në vendet e rajonit, duke forcuar kapacitetet diplomatiko-ushtarake të Shqipërisë, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB