2.1 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Vatikan, Rama nis vizitën nga Zoja e Këshillit të Mirë në Genazzano

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Vatikan, me ftesë nga Selia e Shenjtë, kudo të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Vizitën e tij, kryeministri e ka nisur nga bazilika e famshme ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin 1467.

Rama shkruan se, që nga kjo kohë e largët, asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku qëndron edhe flamuri ynë kombëtar.

Ai kujtoi se edhe Papa Leoni XVI, sapo u zgjodh, vizitoi Genazzano për t’u lutur te Zoja e Shqipërisë, e njohur si “Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”.

- Reklama -

Vizita në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467. Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë, kryeministri Edi Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe i biri, Zaho. Sipas agjendës zyrtare, kreu i qeverisë do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso” nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë. Më pas, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Papa Leonin e 14-të në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në Bazilikën Santa Maria Maggiore, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme