POSTIMET E FUNDIT

VanHorn takime me ministrat e rinj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë publike agjendën e takimeve të zhvilluara gjatë javëve të fundit nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, me ministrat e sapoemëruar në kabinetin qeveritar.

Sipas njoftimit, VanHorn është takuar me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane theksohet se VanHorn ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-së për zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump, e cila përfshin: Eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, Bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimet e Hagës mbi shpenzimet e mbrojtjes, Marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri “Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.”- mbyllet njoftimi i  Ambasadës Amerikane në Tiranë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB