4.1 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Valon Islamaj surprizon publikun: Videoklipi i ri po vjen me një super-produksion nga Zvicra!

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur i mërgatës sonë, Valon Islamaj, i cili prej vitesh jeton e vepron në Zvicër, po përgatitet të publikojë videoklipin e tij më të ri artistik. I njohur për profesionalizëm, korrektësi dhe pjesëmarrje të vazhdueshme në shumë manifestime të komunitetit shqiptar, Islamaj vjen këtë herë me një projekt të nivelit të lartë.

Videoklipi është një super-produksion i realizuar nga Swiss Star Film Production, ku në xhirime marrin pjesë aktorë dhe artdashës, duke sjellë një dimension të veçantë artistik dhe një pamje vizuale tërheqëse që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Teksti i këngës është shkruar nga Fatmir Muja, ndërsa muzika është komponuar nga Kushtrim Gashi, me orkestrimin e mjeshtrit Alban Lishi—tre emra të spikatur të skenës muzikore, të cilët garantojnë cilësi dhe profesionalizëm të lartë.

Regjia dhe realizimi i klipit mbajnë firmën e Musa Sylejmanit, në bashkëpunim me ekipën dinamike të Swiss Star Film Production, të njohur për kreativitet dhe standard të lartë filmik.

Premiera e klipit pritet së shpejti, ndërsa publiku tashmë është në pritje të këtij projekti që premton të jetë një tjetër sukses në karrierën e Valon Islamajt. /HelveticALforum.com

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit