-8.2 C
Zurich
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
spot_img

Valë e fortë të ftohti përfshin Zvicrën: Temperaturat zbresin deri në –28 gradë

Duhet ti lexosh

Zvicra po përjeton natën më të ftohtë të këtij dimri. Temperaturat ekstreme të regjistruara të martën në mëngjes kanë shkaktuar probleme serioze në transportin publik dhe kanë rritur rrezikun e ortekëve në disa rajone alpine.

Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në La Brévine – e njohur si “Siberia e Zvicrës” – termometri shënoi rreth orës 05:00 të mëngjesit –28 gradë Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar në vend. Edhe në zona të banuara dendur u matën vlera shumë të ulëta: –16 gradë në Luginën e Rinit, –13 gradë në Bernë dhe –10 gradë në Cyrih, transmeton 20min.ch. Në të gjithë Zvicrën, pak pas orës 06:00, asnjë stacion matës nuk raportoi temperatura mbi zero. Temperatura më e lartë u regjistrua në Poschiavo me –0,9 gradë.

Vonesa në transportin publik

Të ftohtit ekstrem ka shkaktuar probleme teknike në rrjetin hekurudhor. Sipas Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), disa linja janë përballur me vonesa dhe ndërprerje, kryesisht për shkak të mosfunksionimit të disa ndërruesve të shinave dhe vështirësive gjatë vënies në punë të trenave në orët e hershme të mëngjesit.

Rrezik i shtuar nga ortekët

Pas reshjeve të para të borës edhe në zonat fushore, MeteoSwiss ka shpallur nivelin 3 nga 5 të rrezikut të ortekëve në disa rajone malore, paralajmërim që vlen deri të shtunën në mbrëmje dhe përfshin lartësitë mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.

Rajonet e prekura përfshijnë ndër të tjera Alpstein, Flumserberg, Glarus Süd, Engelberg, Grimselpass, Riederalp, Saas-Fee dhe Zermatt, transmeton 20min.ch Autoritetet paralajmërojnë se situata është veçanërisht e rrezikshme për sportistët dimërorë. Këshillohet zgjedhje shumë e kujdesshme e itinerareve, shmangia e shpateve shumë të pjerrëta dhe respektimi i masave për uljen e rrezikut. Personat pa përvojë këshillohen të qëndrojnë vetëm në pistat dhe rrugët e hapura.

Në raste të veçanta, mund të rrezikohen edhe segmente të infrastrukturës rrugore, ndaj autoritetet po shqyrtojnë marrjen e masave shtesë të sigurisë, transmeton helveticALforumch, përgatiti helveticALforum.ch

(Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme