11 C
Zurich
Monday, February 23, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Vaksinat kundër Covid-it shkaktuan tromboza – tani dihet pse

Vaksinat vektoriale gjatë pandemisë së koronës, në raste shumë të rralla, kanë shkaktuar mpiksje gjaku në tru. Një ekip studiuesish ka zbuluar arsyen pse ndodhi kjo.

Në pranverën e vitit 2021 u bënë të njohura rastet e para të trombozave cerebrale pas vaksinimit kundër Covid-it. Këto raste ndodhën pas vaksinave të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, të cilat janë të ashtuquajturat vaksina vektoriale. Vaksinat mRNA nga Moderna dhe Pfizer nuk u prekën nga ky problem, transmeton 20min.ch. Tani një ekip kërkimor ka zbuluar se si mund të kenë ndodhur këto tromboza dhe pse ato u shfaqën vetëm në raste të rralla, raporton gazeta zvicerane Tages-Anzeiger. Në Gjermani, nga 9,2 milionë vaksinime me vaksinat e përmendura, u regjistruan 106 raste me tromboza cerebrale. 21 persona humbën jetën. Në Zvicër, vaksina e AstraZeneca-s nuk ishte e miratuar, ndërsa ajo e Johnson & Johnson u përdor shumë rrallë.

Rreziku vinte nga “mjeti transportues”

Një vaksinë vektoriale funksionon, e thjeshtuar, në këtë mënyrë: ajo përmban planin (kodin gjenetik) për një pjesë të virusit. Në rastin e vaksinës kundër Covid-19, ishte plani për proteinën “Spike” të virusit. Kur ky plan hyn në bërthamat e qelizave tona, ato prodhojnë proteinën përkatëse, duke i mundësuar sistemit imunitar ta njohë virusin dhe të krijojë antitrupa.

Një pjesë e adenovirusit (që përdoret si mjet transportues në këto vaksina) i ngjan një pjese të faktorit trombocitar 4 (Platelet Factor 4) tek njeriu. Ky proteinë luan rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut. Në rast të një mutacioni të rastësishëm, antitrupat e krijuar mund të sulmonin gabimisht këtë faktor trombocitar. Si pasojë, mund të formoheshin mpiksje gjaku (tromboza) në tru.

“Ky kombinim i një mutacioni të rastësishëm dhe një veçorie gjenetike ndodh jashtëzakonisht rrallë. Prandaj edhe rreziku për këtë komplikim është shumë i ulët”, thotë bashkautorja e studimit, Linda Schönborn nga Universiteti i Mjekësisë në Greifswald.

“Tani mund t’i bëjmë vaksinat vektoriale më të sigurta për të gjithë”, shton bashkautori Andreas Greinacher, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch

(Foto ilustrim)

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB