0.7 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime në zonë kufitare

Duhet ti lexosh

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime në kufi, që sipas misionit janë aktivitete te të tyre të përditshme, përmes së cilave thotë se synojnë të sigurojnë një prani të dukshme në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën.

“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thotë se vazhdon të kontribuojë në një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme