3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Urim për Pashkët nga Kryetari i Rrjetit të Miqësisë, Meti Krasniqi

Duhet ti lexosh

/ Zürich, 20 prill /  Me rastin e festës së Pashkëve, ju drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë katolike – në diasporë, në vendlindje dhe kudo që ndodhen. Pashkët, si një nga festat më të rëndësishme të kalendarit shpirtëror, përfaqësojnë ringjalljen, shpresën dhe besimin. Në këtë ditë simbolike, uroj që paqja, mirëkuptimi dhe forca e besimit të jenë gjithmonë pranë jush dhe familjeve tuaja. Rrjeti i Miqësisë qëndron krah vlerave që na bashkojnë dhe angazhohet për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, ku besimi, kultura dhe respekti ndërnjerëzor ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Gëzuar Pashkët nga të gjithë anëtarët e Rrjetit të Miqësisë! Ky rrjet ka reflektuar dhe reflekton çdo ditë mirësi dhe solidaritet në komunitetin tonë. Kryetari Meti Krasniqi dita-ditës po fiton besimin dhe respektin e bashkëkombasve tanë, pavarësisht prejardhjes krahinore, bindjeve fetare apo politike. Meti Krasniqi Kryetar – Rrjeti i Miqësisë
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit