3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Urim me rastin e 12-vjetorit të Ansamblit “TROJET” nga Dr. Salih Sefa, ish-Konsull i Kosovës në Cyrih

Duhet ti lexosh

Me rastin e 12-vjetorit të themelimit të Ansamblit “TROJET” në Winterthur, një urim i veçantë ka ardhur nga Dr. Salih Sefa, ish-Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih dhe anëtar nderi i këtij ansambli, i cili ka ndjekur nga afër rrugëtimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor të mërgatës shqiptare në Zvicër. Në mesazhin e tij, ai shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për punën e palodhshme të anëtarëve të të gjitha grupmoshave të Ansamblit TROJET, duke përfshirë kryesinë dhe kryetarin, z. Zeqir Gashi. “Ansambli TROJET, që nga dita e themelimit e deri më sot, i ka dhënë jetë mërgatës sonë. Për 12 vjet me radhë ka kultivuar, zhvilluar dhe promovuar me përkushtim të jashtëzakonshëm traditat e kulturës kombëtare shqiptare,” shprehet Dr. Sefa. Ai thekson se në thelb të veprimtarisë së Ansamblit TROJET qëndrojnë:
  • Respektimi i vlerave kombëtare të Shqipërisë Etnike;
  • Ruajtja dhe kultivimi i traditave tona popullore;
  • Promovimi i kulturës tradicionale shqiptare jo vetëm në mesin e mërgatës, por edhe para qytetarëve zviceranë dhe të vendeve të tjera;
  • Angazhimi i të gjitha grupmoshave në këndim dhe vallëzim;
  • Përfshirja e gjeneratës së tretë, me qëllim që të lidhen më afër me rrënjët, kulturën dhe atdheun.
“Ansambli TROJET vallëzon shqip, këndon shqip dhe flet shqip. Është pa dyshim një ambasador i denjë i kulturës shqiptare në Zvicër. Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e tij si anëtar nderi dhe vlerësoj lartë këtë nder që më është bërë,” shton ai në fund të urimit të tij. Dr. Salih Sefa përmbyll mesazhin me urimin e tij: “Urime Ditëlindjen e 12-të Ansamblit të vlerave – TROJET! Emri juaj përfaqëson më së miri lidhjen me rrënjët tona. Me shumë respekt, Dr. Salih Sefa.” SAM24.info
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit