Jehona kuqezi e festave të Nëntorit vijon me aktivitete të larmishme në gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një tjetër përshëndetje feste nga Ura e Mesit në Shkodër nga shkolla “Ismaet Çelaj” Dragoç. “Rrjedh në këngë dhe ligjërime” u bë edhe njëherë himni i festave të Nëntorit, përmes performancave artistike të nxënësve të shkollave në Urën e Mesit.
Me ekspozita pikture dhe shfaqje artistike ata përcollën një tjetër videokartolinë festash kuqezi.
Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.
E ndërtuar në vitin 1768, Ura e Mesit është një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore, që tërheq vizitorë të shumtë.Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, transmeton oranews.




