-3.5 C
Zurich
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Urim i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore për Vitin e Ri 2026

Duhet ti lexosh

Zürich, 31 dhjetor 2025 – Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me seli në Cyrih, në emër të Presidentit dhe të gjithë stafit të tij, u uron të gjithë bashkëkombasve tanë, kudo që ndodhen, Gëzuar Vitin e Ri 2026, me shëndet, paqe, dashuri dhe përparim në vlera dhe meritokraci.

Viti 2025 kaloi me angazhime të shumta, përkushtim të vazhdueshëm dhe punë të palodhshme, edhe pse jo gjithmonë i shoqëruar me rezultate konkrete. Megjithatë, ne mbetemi të bindur se puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë do të japin frytet e tyre në kohën e duhur.

Shpresa dhe synimi ynë i madh mbetet që një ditë, në Zvicër, të themelohet një universitet shqiptar dhe një revistë shkencore serioze, të cilat do t’i shërbejnë jo vetëm diasporës shqiptare, por edhe gjeneratave që do të vijnë. Përkushtimi ynë në këtë rrugë është pa asnjë interes personal, por thjesht dhe vetëm për të mirën e komunitetit dhe avancimin e dijes.

Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj shtetit zviceran dhe qytetarëve të tij, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pranë nesh, duke na mbështetur dhe krijuar hapësira për veprim dhe zhvillim. Kjo na obligon që të angazhohemi edhe më shumë, me përgjegjësi dhe përkushtim të shtuar.

17 janar, Instituti ynë do të ndajë çmimin “Ikona e Diasporës Shqiptare”. Edhe pse nuk disponojmë financa të shumta, ne kemi zemër, shpirt dhe vullnet të pastër. Me modesti dhe respekt, ky çmim do t’u ndahet atij që ka kontribuar për diasporën dhe vlerat kombëtare.

Gjatë vitit që lamë pas, kemi përkrahur botimin e disa librave kushtuar diasporës sonë dhe kulturës shqiptare, dhe jemi të vendosur të mos ndalemi derisa projektet tona të realizohen plotësisht.

Ne besojmë fuqishëm se një universitet shqiptar në Zvicër është i mundur dhe presim bashkëpunim të sinqertë me të gjithë ata që e duan dijen, arsimin dhe përparimin, për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë nesër.

Në emër të stafit, Ph.D. Dashnim Hebibi, President

Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Shëndet, dashuri, paqe dhe meritokraci në vlera për të gjithë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme