-0.8 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Urim i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër për Zgjedhjen e Kryesisë së Re të Shoqatës Humanitare “Medvegja”

Duhet ti lexosh

I nderuar z. Neziri,
I nderuar Kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja”,
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së re,

Më lejoni që, në emrin tim personal, si dhe në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen e Kryesisë së re të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, e në veçanti për zgjedhjen tuaj si Kryetar i saj.

Shoqata Humanitare “Medvegja” për më shumë se katër dekada ka qenë dhe mbetet një shembull i rrallë i humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, duke dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për medvegjasit, por për mbarë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe atdhe. Veprimtaria e Shoqatës tuaj të pandërprerë ka lënë gjurmë të thella në jetën shoqërore, kulturore dhe humanitare të mërgatës sonë dhe ka ndërtuar një imazh të denjë për komunitetin shqiptar në këtë vend.

Një vlerësim i veçantë i takon edhe rolit historik të Shoqatës Humnitare “Medvegja”, në unifikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër, që nga fillimet e Lidhjes së Shoqatave, duke dëshmuar se bashkimi, solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë forca jonë më e madhe.

Vlera dhe pesha e kësaj veprimtarie të jashtëzakonshme janë dëshmuar edhe përmes dokumentimit të saj në libra, të shkruar nga dy personalitete të shquara të publicistikës dhe mendimit intelektual shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës: i ndjeri Dr. Llukman Halili dhe Dr. Dashnim Hebibi. Këto vepra përbëjnë jo vetëm një pasqyrë të punës shumëvjeçare të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, por edhe një trashëgimi të çmuar historike dhe morale për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të diasporës shqiptare.

Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj dhe me përkushtimin e Kryesisë së re, Shoqata Humanitare “Medvegja” do të vazhdojë misionin e saj fisnik, duke e forcuar edhe më tej rolin e saj në fushën e bamirësisë, kulturës, ruajtjes së identitetit kombëtar dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit brenda mërgatës shqiptare.

Ju uroj punë të mbarë, shëndet dhe suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të rëndësishme, me bindjen se kontributi juaj do të vazhdojë të jetë në shërbim të komunitetit dhe vlerave më të mira njerëzore, transmeton helveticALforum.ch

Me respekt të veçantë dhe urime të përzemërta,
Valon Gashi
Sekretar i Parë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme