1.6 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

UNIVERSITETI ‘HAXHI ZEKA” RENDITET I DYTI NDËR UNIVERSITETET PUBLIKE NË KOSOVË SIPAS NATIONAL H-INDEX

Duhet ti lexosh

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po konsolidon gjithnjë e më shumë pozitën e tij si një ndër institucionet më të fuqishme të arsimit të lartë në vend. Sipas rezultateve më të fundit të “Kosovo National H-index” për tremujorin e katërt të vitit 2025, UHZ renditet i dyti ndër universitetet publike në Kosovë, duke shënuar një ngritje të dukshme në performancën e tij kërkimore dhe akademike.

Duhet theksuar se kjo arritje është realizuar pavarësisht sfidave të dukshme, pasi UHZ operon me kapacitete të kufizuara kërkimore dhe numër të vogël të personelit akademik. Megjithatë, falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të personelit, punës së palodhur dhe kulturës së lartë të përgjegjësisë akademike, UHZ ka arritur të gjenerojë rezultate të prekshme dhe të fuqishme në fushën e kërkimit shkencor. Kjo dëshmon qartë se cilësia, vizioni dhe angazhimi mund të tejkalojnë çdo kufizim, duke e shndërruar universitetin tonë në një institucion që jo vetëm i përmbush, por shpesh edhe i tejkalon pritshmëritë – edhe në kushte më modeste.

Ky pozicionim është tregues i drejtpërdrejtë i rritjes së kapaciteteve shkencore të universitetit dhe i fuqisë së platformës së tij kërkimore. Universiteti “Haxhi Zeka” ka rritur ndjeshëm cilësinë dhe numrin e publikimeve në Scopus dhe Web of Science, prezencën në bazat ndërkombëtare të të dhënave, si dhe impaktin e kërkimeve të personelit akademik. 

Renditja e dytë në nivel kombëtar e pozicionon UHZ-në si një forcë të vërtetë akademike dhe si një institucion që jo vetëm ndjek standardet ndërkombëtare, por po ngrihet me shpejtësi drejt niveleve të ekselencës. Ky rezultat është dëshmi e qartë e përkushtimit të universitetit për të avancuar kërkimin shkencor, për të kultivuar një kulturë të inovacionit dhe për të ofruar një mjedis studimor modern, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt së ardhmes njofton UHZ, transmeton helveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit