Universiteti “Haxhi Zeka”, lider në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, po jep një kontribut të rëndësishëm në një ngjarje të nivelit të lartë akademik që po zhvillohet në Prishtinë. Konferenca Akademike Ndërkombëtare me temën “Eksplorimi i lirisë së fesë ose besimit: ligji, identiteti dhe pluralizmi”, është organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Në këtë konferencë të rëndësishme, që mbledh profesorë, studiues dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, Universitetin “Haxhi Zeka” e përfaqësojnë Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, Dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Orhan Çeku dhe Prof. Ass. Dr. Majlinda Belegu. Gjithashtu, në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka”, përfaqesuar nga Jon Ademaj, Drilona Morina dhe Orgesa Seferi, krahas përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, universitetet publike dhe kolegjet private, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së të drejtave të njeriut dhe të lirisë së fesë ose besimit.
Nëpërmjet temave dhe diskutimeve akademike, Universiteti “Haxhi Zeka” po kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në thellimin e debatit për lirinë e fesë, identitetin dhe pluralizmin, duke nxitur reflektim mbi rolin e arsimit në promovimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës demokratike. Pjesëmarrja e UHZ-së në këtë forum prestigjioz dëshmon se Universiteti “Haxhi Zeka” është ndër institucionet udhëheqëse në Kosovë në avancimin e vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit akademik me ndikim shoqëror.
#UniversitetiHaxhiZeka#VleraDemokratike#TeDrejtaveTeNjeriut#LiriaEFesise#IdentitetDhePluralizem#KonferenceAkademike#ArsimDheToleranca#BashkejeteseDemokratike#EkspertizeNdërkombëtare#InovacionAkademik
Kukitë na ndihmojnë të ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin e kukive.
Funksional
Always active
Ruajtja ose qasja teknike është rreptësisht e nevojshme për qëllimin legjitim të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë të qartë nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi nëpërmjet një rrjeti komunikimesh elektronike.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.