2.5 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe ASHAK nënshkruajnë marrëveshje strategjike për avancimin e shkencës dhe kërkimit

Duhet ti lexosh

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi strategjik, e cila shënon një nga hapat më të rëndësishëm institucionalë në historinë e zhvillimit akademik dhe shkencor të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Me këtë rast, Kryetarja e ASHAK-ut, Prof. Dr. Justina Pula bashkë me akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i ASHAK, akademik Bardh Rugova, sekretar shkencor dhe akademik Frashër Demaj, sekretar i seksionit të shkencave shoqërire, pritën në takim zyrtar delegacionin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në përbërje: Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor; Dr. Sc. Prof. asoc. Emine Pozhari, Kryesuese e Këshillit Drejtues; Dr. Sc. Prof. asoc. Alma Shehu-Lokaj, Prorektore për Mësim dhe Shkencë si dhe z. Adnan Lataj, Drejtor i IT-së në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Kjo marrëveshje hap një kapitull të ri bashkëpunimi institucional, përmes të cilit Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës krijon hapësirë dhe mundësi konkrete që Universiteti “Haxhi Zeka” të jetë bashkëpunëtor aktiv dhe kontribuues i drejtpërdrejtë në aktivitetet shkencore, kërkimore dhe akademike që ASHAK zhvillon në kuadër të programeve të saj. Ky bashkëpunim u mundëson studiuesve dhe stafit akademik të UHZ-së përfshirje në projekte të përbashkëta kërkimore, botime shkencore, konferenca, tryeza akademike dhe iniciativa të tjera me rëndësi kombëtare.

Për Universitetin “Haxhi Zeka”, kjo marrëveshje përfaqëson një moment kyç në realizimin e misionit të tij shkencor dhe akademik. Ajo konfirmon orientimin strategjik të universitetit drejt ndërtimit të një profili të konsoliduar kërkimor dhe krijon, për herë të parë në vend, një mundësi reale për diversitet shkencor të nivelit të lartë akademik edhe në universitetet publike jashtë qendrave tradicionale akademike.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i bindur se bashkëpunimet e këtij lloji, të ndërtuara në planin akademik dhe shkencor në dimensionin vertikal, përbëjnë rrugën e së ardhmes për homogjenizimin, forcimin dhe unifikimin e shkencës kosovare, duke reflektuar karakterin e saj shumëdisiplinar dhe duke rritur ndikimin e dijes në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje dëshmon angazhimin e përbashkët të të dy institucioneve për avancimin e dijes, rritjen e cilësisë shkencore dhe ndërtimin e një ekosistemi akademik bashkëkohor, të hapur dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme