0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

UNISHK Hap Rrugën për Programin Bachelor në Albanologji dhe Zgjerimin e Ofertës Akademike

Duhet ti lexosh

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur punën për hartimin e një programi të ri studimi Bachelor në Albanologji, një iniciativë e rëndësishme që synon të promovojë dhe zhvillojë studimet mbi trashëgiminë gjuhësore, kulturore dhe historike shqiptare.

Ditën e premte, më 10 janar 2025, Rektori Gjuraj zhvilloi një takim me Qendrën e Studimeve Albanologjike të UNISHK. Gjatë takimit, ai nënvizoi se ky program do të jetë pjesë e Fakultetit të Shkencave Shoqërore (FSHSH) dhe do të përfshijë të gjithë departamentet e këtij fakulteti, duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse për fushën e albanologjisë.

Në vijim, priten takime të tjera të Rektorit me:

  • Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (FGJH) për ristrukturimin e programeve të gjuhëve të huaja;
  • Departamentin e Matematikës dhe Fakultetin Ekonomik (FE) për zhvillimin e programit të ri të Informatikës Ekonomike, që do të ofrohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Synimi i UNISHK është të ofrojë një portofol akademik tërheqës dhe të larmishëm, duke përfshirë të gjitha fakultetet e tij dhe duke iu përgjigjur nevojave të tregut dhe zhvillimeve bashkëkohore.

Një hap i rëndësishëm për diversitetin dhe cilësinë akademike në UNISHK!

Qendra Studimeve Albanologjike Shkoder

#UNISHK #Albanologji #FSHSH #FGJH #FE #ZhvillimAkademik #ArsimiShqiptar #TëArdhmeTëQëndrueshme

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit