4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Unë jam unë – dhe kjo më mjafton

Duhet ti lexosh

Nga: PhD: Xhavit LIPAJ, Andermatt/

Unë jam unë.

Pa lajme.

Pa duartrokitje.

Pa telefonata që nuk erdhën kurrë.

Pa mesazhe të vonuara që nuk mbërritën asnjëherë.

Më harruat.

E ndjeva.

Jo nga zhurma, por nga heshtja.

Jo nga fjalët që munguan, por nga koha që kaloi pa asnjë kujtim të vogël për mua.

Por nuk prishet punë.

Jo tani.

Se unë mësova të ngrihem edhe kur askush s’më dha dorën.

Mësova të fle në dhimbje, dhe të zgjohem në qetësi që nuk ka emër, por ka forcë.

Ju ikët.

Por unë mbeta.

Mbeta me veten.

Dhe kuptova se nuk më duhet turmë, për të qenë i gjallë.

Nuk më duhet falje.

Nuk më duhet kthim.

Nuk më duhet sqarim.

Unë jam unë.

Dhe kjo më mjafton.

Sepse çdo zhgënjim që më latë,

u bë gur që ndërtova vetveten.

Çdo mungesë, u bë hapësirë ku mbolla qetësi.

Dhe çdo fjalë që s’e dëgjova,vetëm kështu

e zëvendësova me një të vërtetë që nuk më lëndon:

“Jam më i fortë tani. Pa ju.”

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit