3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Unë jam këtu, ti je atje, vetmia mes dy qyteteve

Duhet ti lexosh

Nga Prof.dr.Xhavit LIPAJ, Zvicër
Në këtë fshat heshtja më flet me zë të rëndë,
rrugët e ftohta më matin hapat, sikur çdo hap i imi, është një ekuacion i papërfunduar
që pret njërën anë të barazimit, ty.
Në Prishtinë, ti je një dritare e ndezur,
ku fryma jote prek ajrin tim të munguar,
dhe unë, si studiues i pavetëdijes, shkruaj teorinë e dashurisë, me simbolet e mungesës.
Midis nesh nuk është vetëm gjeografia,
por një udhëkryq konceptual, ku Aristoteli do të pyeste për telosin, Kanti për detyrën,
e Heideggeri për kuptimin e qenies në pritje.
Unë jam këtu, ti atje, por shpirti ynë e përmbys hapësirën, duke e bërë distancën një metaforë akademike për dualizmin e kohës: të jesh larg fizikisht, por të ndërtosh praninë përmes mendimit.
Dhe ndoshta, e dashur, kjo është prova më e fortë që dashuria nuk është emocioni i menjëhershëm, por një tezë ekzistenciale,
një hipotezë që qëndron e gjallë,
edhe kur eksperimentet e jetës
na shpërndajnë në dy vende.
Unë, këtu mes librave dhe heshtjes,
ti, atje mes kujtesës dhe zërit tim të munguar,
dhe megjithatë, në pikën ku mendimi prek ndjenjën, ne jemi një.
Vetëm kështu…
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit