2.7 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

“Unë e kam fituar përjetë lirinë”, Rama telefonatë me Thaçin për Pavarësinë e Kosovës

EKSKLUZIVE

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një telefonatë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në bisedën e bërë publike, Rama dëgjohet t’i shprehi Thaçit edhe keqardhjen në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë, ku ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së është kërkuar nga 45 vite burg për secilin.

Gëzuar pavarësinë edhe ty Komandant. Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fort, më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë”, thotë Rama.

- Reklama -

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se telefonatat e urimit të 17 shkurtit nga Haga kanë qenë gjithmonë të vështira emocionalisht, por shton se këtë herë “Thaçi ishte më i qetë se kurrë”.

“Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund: ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’”, shkruan kryeministri.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, nën akuza për krime lufte. Ndërsa gjyqi për ta po vjen drejt fundit, vetë Thaçi dhe ish-liderët e tjerë do të flasin nesër në 18 shkurt në Hagë.

- Advertisement -

Në Prishtinë, krahas aktiviteteve për 18-vjetorin e Pavarësisë, është mbajtur edhe një protestë me pjesëmarrje të gjerë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë miratuar akte ku theksohet domosdoshmëria e një procesi të rregullt ligjor në Hagë, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme