-0.2 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ueli Leuenberger: Stabiliteti politik dhe uniteti janë çelësi i së ardhmes së Kosovës

Duhet ti lexosh

Ueli Leuenberger, deputet shumëvjeçar në Parlamentin e Zvicrës, ish-kryetar i Partisë së të Gjelbërve dhe një mik i dëshmuar i shqiptarëve që jetonë dhe vepronë në Zvicër, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Zvicër.

Si një mbështetës i kahershëm nga Zvicra për çështjen shqiptare dhe kosovare, si dhe për të drejtat e qytetarëve me origjinë kosovare që jetojnë në Zvicër, z. Leuenberger shpreh kënaqësinë e tij për faktin që koalicioni rreth Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka sërish mundësinë të vazhdojë një politikë të orientuar drejt stabilitetit, reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm për Kosovën.

Ai i ka uruar të gjithë fituesit e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se suksesi i procesit demokratik është meritë jo vetëm e politikanëve, por edhe e aktivistëve dhe qytetarëve të thjeshtë që kontribuuan me përgjegjësi dhe përkushtim në këtë proces të rëndësishëm, transmeton helveticALforum.ch. Në mesazhin e tij, Leuenberger shpreh shpresën që politikanët e opozitës — veçanërisht ata që kanë jetuar ose ende jetojnë në Zvicër — ta kuptojnë se, ashtu siç e ka treguar përvoja demokratike zvicerane, kompromiset janë shpesh të domosdoshme për të ecur përpara. Sipas tij, rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm, forcimit të institucioneve dhe rritjes së mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën kalon përmes unitetit, dialogut dhe përgjegjësisë politike.

“Në një botë gjithnjë e më të pasigurt,” thekson ai, “është e rëndësishme të ruajmë vrullin e zemrës, forcën morale dhe besimin në të nesërmen, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.”, transmeton helveticALforum.ch. Në fund të mesazhit të tij, me rastin e ndërrimit të viteve, Ueli Leuenberger u ka dërguar urimet më të përzemërta të gjithë miqve dhe shoqeve kudo në botë, e në veçanti shqiptarëve dhe shqiptareve, pavarësisht se ku jetojnë dhe veprojnë.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme