Universiteti i Evropës Juglindore ka dalë bindshëm si universiteti më transparent në Maqedoninë e Veriut, sipas hulumtimit të fundit të realizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FECH). Me 19.1 pikë nga 21 të mundshme, UEJL kryeson listën nacionale duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj llogaridhënies, qeverisjes së mirë dhe komunikimit të hapur me publikun.
Ky rezultat e pozicionon UEJL-në si shembull pozitiv në arsimin e lartë publik, duke e diferencuar për transparencë institucionale, publikim të të dhënave dhe ofrim të qasjes në informacione me interes publik. Renditja pason universitetet më të mëdha në vend, duke treguar se standardet e UEJL-së në menaxhim dhe kulturë institucionale janë ndër më të avancuarat.
Hulumtimi i FECH, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), vlerëson publikimin e të dhënave zyrtare në ueb-sajte dhe qasjen e universiteteve publike ndaj informacionit.
Rezultati i UEJL-së konfirmon jo vetëm cilësinë e punës së brendshme, por edhe orientimin strategjik të universitetit drejt administrimit modern dhe standardeve evropiane të transparencës, duke forcuar besimin e studentëve, stafit dhe publikut të gjerë.
Hulumtimi i plotë: https://shorturl.at/qFV0W
HelveticALforum.ch




