2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

UEJL bëhet anëtar nderi i Aleancës Evropiane për Etikë Akademike

Duhet ti lexosh

Tetovë, 8 korrik 2025 – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është pranuar zyrtarisht si anëtar nderi i Ethos Universitas, një nismë evropiane që promovon etikën në arsimin e lartë, e zhvilluar në kuadër të Procesit të Bolonjës dhe Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Pjesëmarrja në këtë iniciativë përfaqëson një njohje të rëndësishme për UEJL, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ndërtimit të një kulture akademike të bazuar në transparencë, drejtësi dhe respekt. Përmes këtij angazhimi, universiteti rikonfirmon rolin e tij si model etik në komunitetin arsimor vendor dhe ndërkombëtar.

Ethos Universitas ka për qëllim krijimin e një rrjeti institucionesh të arsimit të lartë që veprojnë si shembuj të integritetit akademik dhe qytetarisë së përgjegjshme, duke nxitur bashkëpunimin, besimin dhe përparimin e arsimit cilësor në Evropë dhe më gjerë.

“Ky është një moment krenarie për universitetin tonë dhe një dëshmi se përpjekjet tona për të ruajtur standardet më të larta etike në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe administratë po njihen në nivele ndërkombëtare,” deklaruan përfaqësues të UEJL.

Në rolin e tij si anëtar i Ethos Universitas, UEJL do të vazhdojë të promovojë vlerat e etikës akademike jo vetëm në nivel institucional, por edhe përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me universitete dhe rrjete akademike në gjithë Evropën dhe botën./UEJL

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit