Kampionia e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, ka marrë gjobën e tretë nga UEFA gjatë këtij sezoni në Ligën e Konferencës, sërish për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga tifozët. Këtë herë gjoba lidhet me ndeshjen e zhvilluar në shtëpi ndaj Slovan Bratislavës në Shkup, ku delegati i UEFA-s ka evidentuar përdorimin e piroteknikës në tribuna.
Shtëpia evropiane e futbollite ka dënuar klubin nga Tetova me një gjobë prej 1.750 eurosh, sipas buletinit më të fundit të UEFA-s.
Ndërkohë, Shkëndija e fitoi atë ndeshje me rezultat 2:0 dhe tani po përgatitet për përballjen vendimtare në play-off të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës turke Samsunspor.
Ndeshja e parë do të luhet më 19 shkurt në shtëpi, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Turqi./BS




