3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Udhëheqësit në Evropë dhe Lindjen e Mesme mirëpresin planin e paqes të Trump për Gazën

Duhet ti lexosh

Udhëheqës të shumtë nga Evropa dhe Lindja e Mesme kanë përshëndetur planin e ri të paqes të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së qëndrueshme.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit teksa përshëndetën përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me SHBA-në për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Ministat nënvizuan se plani i propozuar nga presidenti amerikan, duhet të çojë në një zgjidhje me dy shtete,  ku Gaza integrohet plotësisht me Bregun Perëndimor në kuadër të një shteti të ardhshëm palestinez.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa reagoi me optimizëm pas deklaratave të artikuluara nga Trump, por gjithashtu deklaroi se ishte i inkurajuar nga përgjigjja pozitive e Kryeministrit Netanyahu. Costa u bëri thirrje të gjitha palëve që ta shfrytëzojnë këtë moment për të dhënë një shans real për paqen.

Nga ana tjetër, Autoriteti Palestinez e quajti planin një përpjekje “të sinqertë dhe të vendosur” nga ana e presidentit amerikan dhe ritheksoi angazhimin për të bashkëpunuar me SHBA-në dhe partnerët rajonalë për t’i dhënë fund luftës, për të ndihmuar civilët dhe për të liruar pengjet.

Plani, i hartuar nga Trump në bashkëpunim me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, parashikon një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e 20 pengjeve izraelite dhe dorëzimin e trupave të 24 personave, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Gaza.

Plani përfshin gjithashtu një vizion politik për të ardhmen e Gazës, duke kërkuar që Hamasi të mos ketë më rol në qeverisje dhe duke lënë të hapur mundësinë për një shtet të ardhshëm palestinez.

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Trump e cilësoi planin si “një ditë historike për paqen” dhe paralajmëroi Hamasin që ta pranojë atë. “Nëse Hamasi e refuzon, Netanyahu ka mbështetjen e plotë të SHBA-së për të përfunduar punën,” deklaroi presidenti amerikan.

Netanyahu, nga ana e tij, konfirmoi se në rast të një refuzimi nga Hamasi, Izraeli “do ta përfundojë punën”, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit