7 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

U përmbyll me sukses Debati Publik Studentor në formatin British Parliamentary Debate

Duhet ti lexosh

Më 29 janar 2026, Fakulteti i Drejtësisë në UEJL organizoi me sukses debatin publik studentor në formatin British Parliamentary Debate, në kuadër të përfundimit të programit të trajnimit në këtë format debati.

Studentët pjesëmarrës debatuan mbi temën:

“Kjo Dhomë do të zbatonte kuota rinore në Kuvend”, duke përfaqësuar dy ekipe konkurruese – Qeverinë dhe Opozitën – sipas rregullave të debatit parlamentar britanik.

- Advertisement -

Pas një debati dinamik dhe argumentimi të strukturuar, gjykatësit e këtij debati shpallën ekipin e Qeverisë si fitues të debatit, duke vlerësuar qartësinë e argumenteve, koherencën logjike dhe aftësitë e të folurit para publikut. Në fund të eventit u shpërndanë çertifikata pjesëmarrje për rreth 20 studentë që përfunduan me sukses Programin e Debatit Parlamentar Britanik.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit të UEJL-së me Westminster Foundation for Democracy dhe Youth Educational Forum, bazuar në memorandumin trepalësh të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë këtij semestri, programi u zhvillua përmes një cikli mentorimi prej dhjetë ligjëratash, të udhëhequra nga prof. Albana Metaj-Stojanova dhe prof. Fjolla Kaprolli Ismaili, me qëllim trajnimin e studentëve në formatin British Parliamentary Debate si një mjet kyç për zhvillimin e të menduarit kritik, argumentimit analitik dhe komunikimit publik.

UEJL vazhdon të mbështesë iniciativa akademike që fuqizojnë studentët dhe promovojnë kulturën e debatit dhe pjesëmarrjes aktive qytetare. /UEJL, transmeton helvetcALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme