3.1 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Turniri Tradicional “28 Nëntori” – Një festë sporti dhe histori krenarie që nga viti 2011

Duhet ti lexosh

Në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe festive, Xhamia e Bardhë Aarburg organizoi me krenari turnirin tradicional kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.

Ky aktivitet mblodhi bashkë dhjetëra ekipe, sportistë dhe dashamirës të futbollit nga e gjithë Zvicra, duke e kthyer ditën në një festë të miqësisë dhe krenarisë kombëtare.

One Touch triumfoi duke zënë vendin e parë, Xhamia e Bardhë Aarburg u rendit e dyta, ndërsa Xhamia Drita Luzern fitoi vendin e tretë.

Çmimet e veçanta: Avni Halimi u vlerësua si Lojtari i Turnirit, ndërsa Xhamia Drita Luzern mori çmimin e sportivitetit – Fair Play.

Një ditë më parë, fëmijët e moshave 7–14 vjeç treguan talentin e tyre në një mini-turnir të veçantë, duke na dhuruar emocione dhe duke na bërë krenarë për gjeneratën e re.

160 futbollistë dhe 40 nxënës demonstruan aftësitë dhe talentin e tyre, duke dhuruar spektakël sportiv për të pranishmit.

Gjatë gjithë kohës,pjesëmarrësit dhe vizitorët u shërbyen me ushqime e pije të ndryshme, ndërsa sallën e gjallëruan këngët me karakter kombëtar, të cilat e bënë edhe më madhështor këtë aktivitet kushtuar 28 Nëntorit.

Mirënjohje e veçantë për sponsorët, ekipet pjesëmarrëse, referët, aktivistët, stafin organizativ dhe mysafirët e nderit – kryesia e Xhamisë Drita Luzern – që e bënë këtë ditë të paharrueshme të mundur.

Imami i Xhamisë së Bardhë, mr. Nehat Ismaili, dhe kryetari Nimet Ramadani shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar lojën e ndershme dhe shpirtin e fair play që mbizotëroi gjatë turnirit.

Ky turnir, i organizuar pa ndërprerje që nga 2011, është më shumë se një garë sportive: është një traditë e bashkimit, e krenarisë kombëtare dhe e miqësisë. Energjia, pasioni dhe solidariteti i treguar na motivojnë të vazhdojmë këtë traditë edhe në vitet e ardhshme.

Sektori për informim

Xhamia e Bardhë Aarburg

#28Nëntori#Aarburg#SportKombëtar#Krenari#FairPlay

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme