POSTIMET E FUNDIT

Turneu “Kupa e Unionit UKSHFZ” në Bazel, një festë e sportit dhe identitetit kombëtar

Në një ditë të nxehtë vere, përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në Zvicër nderojnë turneun sportiv në Bazel

Pavarësisht temperaturave të larta që arritën deri në 33°C, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha mori pjesë në një aktivitet të rëndësishëm sportiv të zhvilluar në qytetin e Bazelit.

Bashkë me z. Elis Badalli, Drejtor i Departamentit për Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përfaqësuesit e Kosovës morën pjesë në turneun e futbollit “Kupa e Unionit UKSHFZ – për Super Kupën Kosovë-Diasporë”.

Turneu, i organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe MPJD-së, mblodhi së bashku personalitete nga diaspora, sporti dhe institucionet shtetërore.

“Është kënaqësi të ishim në mesin e përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një aktivitet që promovon bashkimin dhe identitetin përmes sportit. Mërgata jonë, në fushë dhe jashtë saj, është forcë e gjallë e kombit,” u shpreh shefi i misionit konsullor.

Ky aktivitet përbën një tjetër dëshmi të rolit të pazëvendësueshëm që diaspora shqiptare ka në forcimin e lidhjeve kombëtare dhe në promovimin e vlerave të bashkëpunimit dhe unitetit.

SAM24.info

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB