Me datë 15.02.2026, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano në bashkëpunim me Shoqaten kulturore “Shën Nëna Terezë” në Qunito di Treviso, organizoi tubim festiv për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Tubimi u organizua në njërën nga sallat e kompleksit “San Giorgio” në Quinto di Treviso.
Gjatë tubimit u ekzekutua program me këngë e valle burimore, nga nxënësit e shkollave shqipe pranë shoqatave kulturore “Shën Nëna Terezë” në Quinto di Treviso, “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa dhe “Dardania” në Montebelluna, “Ardhmëria” në Arzignano, si dhe rapsodët Feim Graishta, Berat Krasniqi dhe artisti Gjin Shani. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunes Quinto di Treviso z. Durigon Ivano, Nënkyetarja znj. Cristina Veneziano, ish-Kryetari i Komunes dhe tani këshilltari z. Mauro dal Zilio, Këshilltari për urbanizëm z. Renzo Crozato, Këshilltari nga radhët opozitës z. Luca Milioranca, udhëheqës të shoqatave kulturore shqiptare në pjesën veriore të Italisë, ndërmarrës kosovarë dhe italian, si dhe pjestarë të shquar të mërgatës tonë.

Pasi kjo ishte festa e parë nga koha kur Komuna e Klinës dhe Komuna Quinto di Treviso ishin binjakëzuar (në shtator 2025), në tubim mori pjesë edhe një delegacion i Komunës së Klinës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj, ku bënin pjesë edhe Nënkryetari z. Fadil Gashi, Kryesuesi i Asamblesë Komunale z. Enver Berisha, Udhëheqësi i Famullisë së Klinës z. Don Jeton Thaçi, dhe dy ndërmarrës të shquar nga kjo komunë: z. Sejdi Rraci dhe z. Kolë Prenaj, transmeton helveticALforum.ch




