0.5 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Trump: Udhëheqja e Hamasit nuk u përfshi në sulmet e fundit!

Duhet ti lexosh

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se armëpushimi në Gaza mbetet ende në fuqi, pavarësisht tensioneve të fundit në rajon. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, pas një vizite në Mar-a-Lago, Trump komentoi mbi situatën aktuale mes Izraelit dhe Hamasit.

“Po, ata kanë qenë mjaft të zhurmshëm,” tha Trump, duke iu referuar veprimeve të fundit të Hamasit. Megjithatë, ai shtoi se beson se “udhëheqja” e grupit militant “nuk ishte e përfshirë” në incidentet më të fundit.

Ushtria izraelite njoftoi dje se kishte nisur një valë të re sulmesh në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, pas bombardimeve të para në të njëjtën zonë më herët sot, duke pretenduar se kjo ishte në përgjigje të sulmeve të Hamasit, të cilat organizata palestineze i mohoi.

“Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot”, ushtria izraelite “nisi një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në pjesën jugore të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit