5.7 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

Trump: Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë me trupa në Gazë

Presidenti Donald Trump ka deklaruar sot se disa shtete kanë rënë dakord të kontribuojnë me trupa për të ruajtur stabilitetin në Gazë.

Midis vendeve për të dërguar trupa në Gazë është edhe Shqipëria bashkë me Kosovën.

Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kanë shfaqur gatishmërinë për të kontribuar me trupa dhe forca policore për të ruajtur stabilitetin në Gazë”, u shpreh Trump gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes.

Në kuadër të planit të Trumpit për paqe dhe rindërtim pas armëpushimit të brishtë në rajon, Bordi krijuar nga Trump parashikon dërgimin e trupave për të mbikëqyrur rindërtimin dhe sigurinë në Gazë.

Gjithashtu shtetet e konfirmuara deri tani si Indonezia dhe Maroku “kanë angazhuar të gjitha trupa dhe policë për të stabilizuar Gazën”.

Trump shtoi se vende të tjera si Egjipti dhe Jordania po ofrojnë ndihmë të konsiderueshme për të krijuar një forcë policore palestineze “të besueshme”.

Ky zhvillim vjen teksa po mbahet Bordi i Paqes ku janë mbledhur përfaqësues nga mbi 40 vende, midis tyre por ka hasur kritika sepse disa aleatë kryesorë evropianë mungojnë, dhe ka shqetësime se mund të krijojë një alternativë ndaj OKB-së.

Plani përfshin edhe premtime për miliarda dollarë për rindërtim (deri tani rreth 5 miliardë të angazhuara nga anëtarët), por suksesi varet nga çarmatosja e Hamasit dhe bashkëpunimi rajonal.

Forca stabilizuese nuk pritet të vendoset menjëherë, por në javë ose muaj. Kjo është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të krijuar një “rend të ri” në Gazë, me fokus në siguri, rindërtim dhe paqe afatgjatë. Situata mbetet e brishtë, dhe shumë detaje do të sqarohen në ditët në vijim, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB